Wayne Rooney thuhet se ka thirrur pë ndihmë policinë, pasi fotot e tij në shoqërinë e dy femrave ishin shpërndarë në mediat sociale. Njëra prej fotove e tregon ish-futbollistin e dehur, duke fjetur në karrige, ndërsa një grua gjysmë e zhveshur duket e shtrirë në shtratin pas tij. Tjetra i ofron edhe të pasmet te fytyra, duke u tallur keq me të.

Rooney duket se e ka zënë gjumi ashtu në karrige, me mjekrën e varur deri në gjoks dhe duart në xhepa, – raporton “Mirror Online”. Bashkë me karrigen mund të shihen edhe dy gota verë dhe disa shishe bosh.

Në një foto tjetër, Rooney, baba i katër fëmijëve, është zgjuar dhe shtrëngon një gotë verë gjysmë të mbushur. “Mirror” tha se e kupton që shpërndarja e fotografive është raportuar në Policinë e Manchesterit si një krim i mundshëm, ndaj nisi t’i heqë fotot nga qarkullimi, sikurse kanë bërë më vonë mjaft media të tjera serioze.

Një foto tjetër e tregon Rooney, golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për Anglinë, me 53 gola, duke biseduar me një vajzë misterioze në një klub nate të errët. Një çast i titulluar “Sleepy Wayne” paraqet një grua bjonde, që pozon pranë tij me gjuhën e saj jashtë, ndërsa bën shenjën e paqes. Një tjetër duke shkëmbyer puthje të zjarrta.

Rrezet e diellit rrjedhin përmes një boshllëku të perdes, duke sugjeruar që fotografia është bërë gjatë ditës. Ish-kapiteni i Anglisë ka veshur një xhup të zi me kapuç dhe xhinse të zeza në të gjitha fotot.

Nuk ka asnjë sugjerim se ish-futbollisti bëri ndonjë gjë të keqe apo u soll në mënyrë të papërshtatshme. Një “vulë” kohore tregon 08:30, por është e paqartë nëse fotografitë janë bërë në mëngjes, mbrëmje apo në cilën datë.

Gjithashtu, nuk dihet ende nëse Rooney ishte në ndonjë hotel apo një shtëpi private. Fotografitë kuptohet se janë bërë në Barrow-in-Furness, Cumbria, vend i cili ndodhet rreth dy orë larg me makinë nga shtëpia e tij.