Vaksinimi në vend po vijon pasivisht, por vërehet një hezitim te të rinjtë. Në konferencën e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet nëse do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për grup-moshat e reja. Rakacolli tha se nuk do të ketë vaksinim të detyruar në vend.

“Pavarësisht mesazheve që jepen nga ministria duhet të transmetohen nga gjithë shoqëria për rëndësinë e madhe që ka vaksinimi. Në të dhënat që ne kemi duke qenë se ka qenë me fasha moshore vaksinimi, në vaksinimin e hapur numri i të rinjve që janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, krahasuar me më parë është i mirë, mendoj që të rinjtë tanë e kanë kulturën shëndetësore dhe të vaksinimit e jam e bindur që s’do ketë problem për Shqipërinë. Nuk besoj se do shtrohet për Shqipërinë problemi i vaksinimit të detyruar se të rinjtë do e bëjnë se e kuptojnë që duhet ta bëjnë”, u shpreh zëvendësministrja.