Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme tek kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjes dhe Karbunarës.

Zjarri është përhapur shumë shpejt nga era e fortë dhe dhjetë hektarë ullishte janë përfshirë nga flakët.

Banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur. Ata thonë se janë me qindra ullinj që janë djegur.

Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së Saraçëve duke rrezikuar kështu vendbanimet si dhe varret e të ndjerëve.