Djali i filantropistit George Soros, Alexander Soros këtë fundjavë e kaloi në bregdetin e Shqipërisë. Ai postoi disa pamje nga Vlora dhe në një foto shihet me kryeministrin Edi Rama.

Djali i Sorosit, kartolinë me Ramën nga Vlora

Ai është në vilën e pushimit të kryeministrit në Vlorë. Ndërsa publikon fotot ku shihet panorama e kristaltë që ofron deti Jon dhe perëndimin mbi Sazan, Alexander Soros shkruan:

“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”

Djali i Sorosit, kartolinë me Ramën nga Vlora
Djali i Sorosit, kartolinë me Ramën nga Vlora
Djali i Sorosit, kartolinë me Ramën nga Vlora