Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme në Leverkusen të Gjermanisë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra video ku duket një re e madhe e zezë. Ndërkohë, sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për një incident në një incenerator të mbetjeve urbane.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mbyllin dyert dhe dritaret, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të futen në ambiente të mbyllura sa më shpejt të jetë e mundur për të mos rrezikuar intoksikimin.

Ndër të tjera, thuhet se autostrada që kalon pranë inceneratorit është mbyllur plotësisht për të shmangur kalimin e makinave në zonë.