javascript:”;

Fëmijëria e vështirë e Ronaldos ishte gjithashtu forca lëvizëse, që e shtyu atë të kërkonte shpagimin përmes futbollit. “The Sun” zbulon disa detaje të fëmijërisë së yllit portugez.

CR7 u prek, teksa kujtonte babain, i cili nuk arriti ta fitonte betejën kundër alkoolizmit dhe vdiq prej tij. Sidoqoftë, tabloidi britanik zbuloi gjithashtu detaje të tjera prekëse.

Uncle Cristiano Ronaldo with Jose Dinis Pereira Aveiro, Alexandre  Bertolucci Jr, Valentina Aveiro, Katia Aveiro | Cristiano Ronaldo Daily

Lidhja midis Cristianos dhe babait të tij, Josè Diniz Aveiro, ishte shumë e fortë. Futbollisti u përpoq deri në fund ta ndihmonte babain e tij, i cili përfundoi në vorbullën e alkoolizmit, edhe pse, siç pranoi vetë ylli portugez, ishte e vështirë dhe e përkeqësuar mundësia për të komunikuar me të: “Ai ishte shpesh i dehur, e pamundur të flisja me të”.

Babai i Ronaldos nuk ishte thjesht një kopshtar. Ai e jetoi luftën në lëkurën e tij. Angola donte pavarësinë e saj nga Portugalia, e cila, si përgjigje, dërgoi ushtrinë. Mizoritë e përjetuara në ato muaj, siç raportohet nga “The Sun”, do të kishin ndikuar shumë te Josè.

Tabloidi flet për kushtet e jetesës në prag të ekzistencës. Një situatë e zymtë, që e shtyu babain e Ronaldos buzë të humnerës, duke ngushëlluar veten tek alkooli. Situata tashmë ishte e komplikuar, kur Sporting Lisbona u përpoq ta ndihmonte familjen e Cristianos.

Cristiano Ronaldo's father José Aveiro fought as soldier in Africa ▷  Legit.ng

Gjatë qëndrimit të djalit nga Madeira në kryeqytetin portugez, Ronaldo ishte i shoqëruar nga babai i tij, i punësuar si kopshtar në klub. Kushtet e vështira të familjes u bënë objekt talljeje mes djemve, bashkëlojtarë të yllit të ardhshëm botëror.

Mirëpo, ata nuk e kishin llogaritur krenarinë e pafund të CR7, i cili i premtoi babait të tij se do të bëhej më i miri në botë për t’iu përgjigjur në fushë, në çdo kuptim, ligësisë. Josè nuk kishte kohë ta shihte, por i biri e mbajti premtimin.