Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marius Demën, të riun i cili vrau shokun e tij në rrugën “5 Maji” në 10 Maj të këtij viti. Dema u la në burg nga Shkalla e Parë, por pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosi ta lërë atë më masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mbrëmjen e 10 Majit të rinjtë ishin bashkë me Mehmet Qemën, ndërsa Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij. Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të gjitha të rinjtë  njiheshin dhe si “Banda e 5 Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre. Bashkë me Marius Demën në arrest shtëpie janë edhe Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërkohë, togat e zaza kanë dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përkën dhe Blerim Hotin.