Temperaturat e larta kanë shkaktuar një situatë të rënduar zjarresh në shumë vende.

Greqia është një ndër vendet që po përballet me një situatë të pazakontë në zonën e Patras ku rrezikohen tre fshatra.

Këmbana e alarmit është në fshatin Souli, ku flakët e zjarrit kanë filluar që të djegin dhe shtëpitë e para në këtë zonë.

Ndërkohë era e fortë favorizon dhe e bën të vështirë shuarjen e flakëve.

Gjithashtu ka filluar evakuimi i Riganokampos.