Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci janë përcjellë sot në banesën e fundit në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve të njerëzve të dashur iu dha lamtumira e fundit. Dhjetë persona nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.