Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në kuadër të Forumit Ekonomik apo i njohur ndryshe si Mini Shengeni, ndodhet në Shkup.

Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndërkaq së bashku me Zaev në tryezën e diskutimit është edhe i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Takimi që vjen një ditë para Forumit Ekonomik që do të mbahet në Shkup, është realizuar në formatin jozyrtar në njërin nga restorantet që gjendet në Sheshin “Maqedonia” në Shkup.