Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti i së shtunës në Izmir.

Autoritetet turke bëjnë me dije se deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 91 persona të pajetë.

Ndërkohë, mësohet se numri i atyre që vijojnë të trajtohen në spitale është 155, ku 3 janë në rrezik real për jetën.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në 8 ndërtesa të shembura në përpjekje për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja