Një autobus me targa gjermane, që udhëtonte nga Beogradi për në Stokholm, u përmbys në Gjermani në shtetin federal të Bandenburgut, raportojnë mediat serbe.

Në autobus ishin 34 pasagjerë, 19 prej të cilëve u plagosën, raporton “Bild”.

Ralph Meyer, një zëdhënës i policisë, tha se autobusi po udhëtonte nga Beogradi në Stokholm përmes Berlinit dhe kishte shumë pasagjerë ndërkombëtarë në bord. Midis tyre janë dy nga Izraeli, një nga Suedia dhe shtatë serbë.

Nga 19 të plagosurit, nëntë ishin në gjendje kritike, tha policia e Brandenburgut. Ata u dërguan në spital.

https://youtu.be/Y8j32JqaOf8