COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4593 testime, 37 raste të reja, dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4593

Testime totale 896,662

Raste pozitive 133,036

Raste të shëruara 130,205

Raste Aktive 374

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137

Elbasan 55

Kukës 33

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 20

Shkodër 22

Korçë 15

Berat 14

Durrës 14

Gjirokastër 4

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127