Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me rregullat e reja që duhet të zbatohen kundër covid-19 për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në drejtim të Italisë.

Italia e ka renditur Shqipërinë në listën D, dhe për këtë arsye para nisjes qytetarët duhet të plotësojnë formularin PLF, dhe të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

Gjithashtu qytetarët në momentin e mbërritjes në Itali, do të duhet të deklarojnë vetizolimin prej 5 ditësh në adresën ku qëndrojnë.