Shalqiri është padyshim fruti që shënon verën. Sidoqoftë, të gjithëve na ka ndodhur që të mos bëjmë zgjedhjen e duhur. Sado të duket e pamundur, ka disa mënyra të thjeshta për të zgjedhur një shalqi sa më të mirë.

Sekreti qëndron tek ngjyra

Sa më i pjekur të jetë shalqiri, aq më e errët është jeshilja në lëkurën e tij.

Kushtojini vëmendje peshës

Pavarësisht se sa i vogël apo i madh është shalqiri, duhet të jetë mjaft i rëndë për madhësinë e tij. Shalqinjtë e pjekur dhe me lëng janë ata që përmbajnë më shumë ujë, prandaj janë më të rëndë.

Kthejeni përmbys

Për të kuptuar nëse shalqiri është pjekur, duhet ta ktheni përmbys për të gjetur pikën që prek tokën e cila duhet të ketë një ngjyrë të verdhë. Nëse ky vend është i bardhë ose jeshil, do të thotë që shalqiri është prerë para se të jetë pjekur.

Kërcelli është i gjelbër

Për t’u siguruar që shalqiri është i freskët, kërcelli i tij duhet të jetë i gjelbër dhe jo i tharë.

Një trokitje e lehtë në shalqi ndihmon

Duhet të tingëllojë si një jehonë e vogël. Kjo do të thotë që shalqiri është i freskët dhe pjesa e jashtme e tij është shumë e fortë, gjë që e bën frutin më të shijshëm.