Luiza Gega ka një dekadë që sjell lajme të bukura për shqiptarët. Ajo triumfon dhe vendos rekorde në gara kombëtare dhe ndërkombëtare me hapat prej drenushe!

Sot, Luiza hyri kështu në histori, si e para atlete shqiptare që do të vrapojë në një finale të Lojërave Olimpike.

Më konkretisht, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në “Tokyo 2020”.

Mund të jetë një imazh i stadium dhe teksti që thotë "USA GER ATHLETICS WOMEN's 3000m STEEPLECHASE RESULT ROUND HEAT COURTNEY FRERICHS GESA FELICITAS KRAUSE BEATRICE CHEPKOECH ZERFE WONDEMAGEGN LUIZA GEGA GENEVIEVE GREGSON TATIANE RAQUEL DA SILVA ALB AUS RA 9:19.34 9:19.62 9:19.82 9:20.01 9:23.85 9:26.11 9:36.43 PB"

Atletja jonë e njohur ka regjistruar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit. Ky është një rezultat fantastik për atë vetë dhe për Shqipërinë.

Në klasifikimin e përgjithshëm të kësaj gare, pas 3 baterive, Gega u rendit në vendin e 11-të mes 41 atleteve. Në finale shkuan 15 më të mirat.

Gega mbetet atletja e vetme nga Shqipëria, ende në garë për medaljen e parë olimpike në historinë e sportit shqiptar.