Shqipëria ndodhet në situatë alarmante nga mjaft vatra zjarri aktive në vend. Aktualisht vatra të frikshme zjarri konstatohen në jug, Vlorë, Fier, Lushnjë, në Shqipërinë e Mesme, Veri etj.

Nga dëshmitaret dëgjohen britmat: Lëre makinën po ik se do digjesh!

Në orët e vona të mbrëjes zjarri i është afruar Bypass-it të Vlorës.

Flakët arrijnë disa metra lartësi në zonën e Kaninës.

Pak më herët ministria e Mbrojtjes e futi zonën e Karaburunit në zonat më kritike në vend të përfshira nga flakët që vijojnë prej më shumë se 1 jave.

Sot për shkak të temperaturave të larta zjarri është përhapur dhe po rrezikohet ku disa vatra janë aktive. Mësohet se perimetri i zjarrit është i shtrirë në vijë lineare rreth 20 km. Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.

Probleme ka edhe në fshatin Tragjas, ku po digjen sipërfaqe të mëdha. Për të disatën ditë me radhë zjarret në Gadishullin e Karaburunit po vijojnë, duke iu afruar gjithnjë e më afër fshatit Dukat.