Ghassan Kamel, një mjek mjaft i njohur i qendrës medicinale ICU në spitalin St. Louis të Missouri, SHBA, bën thirrje për sa më shumë vaksinim dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, si masa për të parandaluar më tej përhapjen.

“Nëse nuk ju pëlqen të bartni maskë, sigurisht që do ta pëlqeni më pak ventilatorin”, thotë mjeku Ghassan Kamel.

Aktualisht, pjesa më e madhe e pacientëve janë në një moshë të re, ndryshe nga muajt e dimrit, ku spitalet u mbipopulluan nga prezenca e të moshuarve.

Mjeku thotë se vaksinimi është “arma” e duhur për ta larguar përfundimisht virusin.

Për të dëshmuar efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19, mjeku ka publikuar ecurinë e mushkërive të dy pacientëve me koronavirus, njëri që e ka marrë vaksinën, e tjetri jo.

Ai ka analizuar ngjyrën e bardhë në mushkëri që tregon përhapjen e virusit, e që sipas tij mund të jenë baktere, mukozë apo sekrecion.

“Nëse shikoni mushkëritë e pacientit të vaksinuar, do të shihni që ato janë plot oksigjen dhe duken të zeza apo më saktë akoma dominon ngjyra e zezë më shumë se e bardha, siç ishte rasti me pacientin me COVID-19, por që nuk është vaksinuar.

Madje sipas tij ekziston një përqindje shumë e vogël që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ata nuk kanë nevojë as për trajtim në spital, pasi që simptomat janë të lehta dhe kalohen pa ndonjë problem.