Gjendet një granatë dore në mes të rrugës në Elbasan.

mjeti luftarak është konstatuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan. Banorë të rastësishëm kanë njoftuar policinë e cila ka rrethuar zonën përreth.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granatë dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.