Sifan Hassan, atletja me origjinë nga Etiopia që garon për Holandën, ka fituar garën e 1500 metrave dhe e ka bërë diçka të tillë në mënyrë të pazakonte.

28-vjeçarja u rrëzua 380 metra para përfundimit të garës, por nuk u dorëzua. Ajo u çua dhe nisi të vraponte dhe në limite ia doli ta mbyllte garën  e para me 4 minuta e 05.17 sekonda.

Video e garës është bërë virale më pas. Hassan do tentojë të fitojë medalje të arta edhe në garat e 5000 dhe 10000 metrave.

https://twitter.com/i/status/1421999040569479170