Oriola Marashi përflitet gjithmonë me paraqitjet e saj provokuese. Modelja është tepër aktive në rrjete sociale dhe gjatë këtyre ditëve ka mahnitur fansat me pozat e reja.

Oriola ka udhëtuar drejt ishullit Mykonos në Greqi, nga ku dhe ka ndarë disa fotografi provokuese. Ajo ka pozuar topless ndërsa mbulon gjoksin me një kapele.”Më e mira nuk ka ardhur akoma”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që modelja u përfol se është ndarë me futbollistin, Eros Grezda. Por ishte ky i fundit që konfirmoi ribashkimin me modelen, duke thënë se ndihet shumë mirë nga ana sentimentale.