Nga 11 shtatori 2001 ai njihet si terroristi më i madh i të gjitha kohrave. Por tashmë i përket historisë. Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim bin Laden ka nxjerrë në shitje vilën e tij të vjetër Bel Air për 28 milionë dollarë.

Që pas sulmeve të 11 shtatorit, pra më shumë se 20 vite më parë, kjo rezidencë është bosh. Ajo u ndërtua në vitin 1931, shtrihet në 7100 metra katrorë me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo.

Vëllai i madh i Osamas nga babai bleu rezidencën mesdhetare në vitin 1983 për vetëm 1,653,000 dollarë. Rezidenca ndodhet vetëm disa blloqe larg hotelit të famshëm Bel Air.

Rezidencat ngjitur janë dy nga shtëpitë më të mëdha dhe më madhështore të Los Anxhelos, një rezidencë e stilit Tudor me 36 mijë metra katrorë në pronësi të sipërmarrësit me origjinë izraelite, Beny Alagem dhe një rezidencë tjetër 43 mijë metra katrorë në pronësi të Jeffrey Kaplan.Tani ai pret ta shesë për 28 mln dollarë.