Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndjekur në terren situatën e zjarreve në Dukatin e Poshtëm ku aktualisht po punojnë efektivë të Forcave të Armatosura në Operacioni e fikjes së zjarrit.

Aktualisht janë angazhuar 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete dhe 3 helikopterë, zjarrfikës e autoambulanca të angazhuar prej orëve të para të mëngjesit.

Peleshi theksoi se gjysmë orë më parë në Himarë u shënuar një vatër tjetër zjarri. Gjithashtu ai u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë dëm në banesa dhe në njerëz.