Infermierja humb jetën në muajin e shtatë të shtatzënisë. Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Laç, ku një infermiere ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qenë “Urdhri i Infermierit shqiptar” të cilët kanë bërë me dije lajmin e rëndë, teksa i shprehin ngushëllime familjarëve të së resë.

Aida Perdoda, 34 vjeç mësohet se ishte një muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte ndaluar punën e saj, duke vazhduar ti shpërbente me përkushtim dhe devotshmëri pacientëve në Spitalin e Laçit.

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve “, shkruhet në postimin.