Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në Facebook. Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon.

Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e neveritshme. Kështu mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook