Ish-presidenti Barack Obama do të festojë 60-vjetorin këtë fundjavë me një festë në Martha’s Vineyard duke ndjekur gjithë potokollet e sigurisë ndaj pandemisë.

Festa do të organizohet në një mjedis të jashtëm këtë të premte dhe do të ndiqen të gjitha rregullat e vendosura nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve për shkak të frikës së ekzistencës së variantit Delta. Të gjithë personat që do të jenë të ftuar do të testohen dhe do të ketë një koordinator për sigurinë ndaj kovidit. Të ftuarve do iu duhet t’i tregojnë koordinatorit testin negativ të Covid-19, ose nuk do të bëhen pjesë e festës.

Vendi në të cilin Obama do të festojë konsiderohet nga CDC si një zonë jo shumë e rrezikshme për përhapjen e Covid-19. Obama mbush 60 vjeç në 4 gusht, por ditëlindjen do ta festojë në fundjavë.