I moshuari Andrea Haxhiaj është viktima e parë nga zjarret në vendin tonë, i cili humbi jetën teksa luftonte për shuarjen e flakëve.

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë ne fshatin Asim Zeneli te Gjirokastres. Bëhet fjalë për shtetasin Andrea Haxhiaj me banim në këtë fshat.

Mësohet se ai ka qenë duke luftuar me flakët, pasi një zjarr përfshiu ditën e sotme tre fshatra të Antigonesë, Tranoshisht, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

Nga përpjekjet ka pësuar djegie të padurushme dhe pse u nis pë spital, nuk mundi të shpëtojë.