Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në fshatin Asim Zenel knë Gjirokastër ku humbi jetën një 64 vjeçar.

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që  ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë.Duhet evakuim në kët fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës,u bëj thirrje banorëve që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga fshati. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqëndrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.