Gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2009, aleati i Berishës, Ilir Meta, asokohe zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm, u shfaq me zë e figurë duke folur për një aferë korruptive me shifrën 700 mijë euro.

Duart e pastra të Berishës u zhdukën dhe në skenën politikë u konsolidua fenomeni i “gishtave obezë të korrupsionit”, një retorikë e përdorur nga opozita socialiste, si akuzë për Ilir Metën.

Drejtësia e kohës nuk dha asnjë ndëshkim për ministrin e akuzuar për korrupsion, me argumentin qesharak, se ishte fjala për videomontazh dhe jo korrupsion.

Ndërsa Berisha i cili ishte përbetuar për luftë kundër korrupsionit, mori në mbrojtje aleatin e tij Ilir Meta dhe zyra e këtij të fundit, nuk mbeti bosh. Në vend të Metës u emërua një tjetër drejtues i LSI-së dhe koalicioni Meta-Berisha vazhdoi.

Ish-kryeministri e ka treguar pak vite më vonë arsyen pse nuk e dorëzoi Metën.

Kështu, pa ndëshkueshmëria u kthye në model edhe gjatë qeverisë Berisha, në fundin e së cilës shifrat e korrupsionit ishin shumë herë më të larta se ato të qeverisë Nano. Gjatë tetë viteve të qeverisë Berisha, sipas raporteve të KLSH-së, dëmi ekonomik arriti në 133.6 miliard lekë.

Në këtë situatë, do të shfaqej premtimi i radhës nga lideri i socialistëve Edi Rama: “Luftë pa kompromis kundër korrupsionit.”

Pas dëmit të lartë ekonomik prej 133.6 miliardësh gjatë 8 viteve të qeverisjes Berisha,  do të shfaqej premtimi i radhës nga lideri i socialistëve Edi Rama: “Luftë pa kompromis kundër korrupsionit.”

Fillimi nuk ishte premtues për kryeministrin Rama pasi do t’i duhej të bashkëqeveriste me Ilir Metën, atë që vetë e kishte cilësuar si simbol të korrupsionit gjatë qeverisjes së demokratëve.

Katër vitet e para të bashkëqeverisjes Rama-Meta, u shoqëruan me akuza të medias dhe opozitës për shumë afera korruptive.

Pasi Rama shpalli “armik” Ilir Metën, gjatë mandatit të dytë, pritej që shifrat e korrupsionit të pësonin ulje. Por ndodhi e kundërta. Perceptimi për nivelin e korrupsionit u rritën edhe më shumë, ndërkohë që koncesionet dhe PPP-të u kthyen në model qeverisje.

E gjejmë nivelin e korrupsionit në shifrat zyrtare të publikuara nga Kontrolli i lartë i shtetit, vit pas viti. Në tetë vitet e para të qeverisë Rama shifra e dëmit ekonomik, arriti në 6.3 miliard euro.
https://www.youtube.com/embed/3wMm3b_uMT4
Do t’i referohemi vazhdimisht KLSH-së, pasi është i vetmi institucion që publikon të dhëna zyrtare, të cilat lidhen me korrupsionin në menaxhimin e financave publike.

Statistikat e publikuara nga KLSh në një studim të vitit 2020, bazuar në shifrat e dëmit ekonomik, I përkasin dy periudhave. Periudha e parë e studimit I përket viteve 2002 deri në vitin 2009 dhe e dyta për periudhën 2011-2019.

Siç duket nga tabela, në dhjetëvjeçarin e dytë është pesëfishuar niveli i dëmit ekonomik. Tabela tregon gjithashtu se me rritjen e nivelit të korrupsionit, ulet ndëshkueshmëria.

Korrupsioni në administratën publike në tetë vitet e fundit, evidentohet edhe në kontratat koncesionare që ka dhënë administrate këto vite, quajtura ndryshe PPP, ose partneriteti publik privat. Kontratat koncesionare në disa sektorë të ekonomisë deri në vitin 2020, arritën shifrën 643 miliardë lekë, ose rreth 5 miliardë euro. të dhënat  konfirmohen në tabelën “Lista dhe vlera e koncesioneve aktive 2020” e publikuar nga Ministria e Financave, botuar në projektbuxhetin e vitit  2020. Kjo shifër përben rreth 36% e Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB).