Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi pak më parë rajonin e Kayserit në Turqi.

Mediat lokale bëjnë me dije se tërmeti u ndje i fortë nga banorët për shkak të thellësisë së vogël prej vetëm 2 kilometrash, por për fat të mirë deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.

Lëvizja tektonike ndodhi në një zonë të njohur për aktivitetin e saj sizmik,  e cila ka qenë aktive edhe gjatë viteve të fundit siç ishte për shembull tërmeti i Elazigut në fund të vitit 2019.

Turqia është duke u përballur me një numër të madh zjarresh në pjesën jug-perëndimore të saj, të cilat deri më tani kanë shkaktuar të paktën katër të vdekur dhe dëme material kolosale.

Pak ditë më parë, vendi u përball edhe me përmbytje masive në zonën e Rizes.