Tronditës është dëshmia e një gruaje që ka rënë pre e dhunës në familje në Greqi. Ajo është shprehur se ai për pak sa nuk i ka marrë jetën ndërsa abuzimi ishte kthyer në realitet për të.

“Pa asnjë arsye ai ngriti dorën kundër meje. U përpoqa të kërkoja ndihmë por më kot. Dhe kur nuk ke prindër nuk ke komoditetin financiar të ngrihesh për të ikur”.

Abuzimi i partnerit ndaj saj ka qenë i vazhdueshëm. Ajo kujton se në një rast ai ka tentuar t’ia heqë dhëmbët me pinca ndërsa njëherë tjetër është përpjekur ta mbysë.

“Aty kuptova se duhet të jetoj për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Kur ajo i tha në një moment se donte të ndahej prej tij, ai i kishte drejtuar armën para fëmijëve të tyre . Në atë moment ajo vendosi të merrte fëmijët dhe të drejtohej në qendrën shëndetësore për Mbështetjen e Familjes ku po tenton të ringrihet përsëri.