Edhe reperi i njohur Noizy u është bashkuar thirrjes së artistëve kundër ardhje së këngëtarit serb Goran Bregoviç, në Korçë.

Bregoviç, njihet si një person që nxiste dhunë nga serbët në Kosovë, ndërkohë Noizy me anë të disa postimeve në Instagram ka theksuar se do të ftojë fansat e tij që të hedhin shishe kundër Goran Bregoviç.

Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në Insta Story.

“Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai me tej.

Ai ka thënë se më përpara është dashur të performojë Dua Lipa, që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.

Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë”, përfundoi Rigels Rajku. /abcnews.al/