Messi shkaktoi tërmet me largimin nga Barcelona, ja reagimi i parë i

Neymar hodhi një iluzion jo shumë të vështirë duke lënë të kuptohet haptazi se ai dëshiron Lionel Messin në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Messi tronditi futbollin botëror të enjten mbrëma kur Barcelona konfirmoi se ai do të largohej nga Barca, pasi ata nuk ranë dakord për kushtet për një kontratë të re.

Braziliani pëlqeu një fotomontazh ku shfaqeshin Nejmar e Messi të përfaquar dhe që të dy me fanelën e PSG. Kjo shihet si një pëlqim i tij pro afrimit me PSG.

Ndërsa braziliani nuk postoi asgjë në llogaritë e tij në mediat sociale mbi këtë largim të bujshëm, ai reagoi ndaj postimit të TNT Sports të Neymar duke përqafuar Messin i veshur me fanelat e Paris Saint-Germain.

Klubi është mbi lojtarin/ Laporta zbardh detajet se pse u largua Leo Messi nga Barcelona

Joan Laporta u detyrua të përballet me situatën më rraskapitëse në historinë e tij për të folur për shtypin të premten në mëngjes në lidhje me largimin e Leo Messit.

Presidenti i blaugranave në një konferencë për shtyp këmbënguli se “klubi vjen para lojtarëve” para se të përmendte pse një marrëveshje e re nuk ishte e mundur në situatën aktuale në të cilën Barcelona gjendet.

“Marrëveshja me Messin do ta kishte vënë klubin në rrezik të madh pas kontrollit financiar, të auditit Klubi është mbi lojtarët, trajnerët dhe menaxherët. Fair Play nuk na lejon që më në fund të nënshkruajmë kontratën e dakorduar me Leo Messin”.

Ai deklaori se Messi dëshironte që të qëndronte, porse nuik kushtet e Fair Play Financiar detyruan që të largohej nga Barcelona. Ai gjithashtu shtoi se edhe vetë Barcelona dëshironte që Messi të qëndronte.

“Ne kishim një marrëveshje me Messin për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, por duke i paguar atij dy vjet rrogë. Leo ra dakord për kontratën, u Pranua. Ne ishim të bindur se ishte një marrëveshje e mirë për Fair Play Financiar, por … nuk u lejua nga La Liga ”, tha Laporta.

Ajo që bie në sy është barra e madhe financiare që kishte kontrata e Messit dhe për ta bërë të mundshme duhej që klubi të mbetej peng si hipotekim për gjysmë shekulli

“Jam këtu për të shpjeguar atë që ndodhi me Leo Messin. Para së gjithash, dua të them se kemi marrë një trashëgimi të keqe dhe fatura e buxhetit të pagave përfaqëson 110% të të ardhurave të klubit. Ne nuk kemi më hapësira për paga të lojtarëve, rregullat që qeverisin La Ligan vendosin disa kufizime dhe ne nuk kemi asnjë hapësirë për të manovruar. Ne e dinim këtë që kur mbërritëm në klub, numrat që morëm pas parashikimeve të para të auditimit janë shumë më të këqija sesa ato që na ishin thënë dhe ato që kishim parashikuar e kjo ka çuar në humbje dhe borxhe shumë më të larta gjithashtu.

Ne nuk mund t’i përshtateshim kontratës së parë të Leo Messit, të cilën do ta shpjegoj në detaje. Për të arritur këtë ‘fair -play’, Barça duhej të ishte në favor të një kontrate që ishte një hipotekë për klubin për gjysmë shekulli, për të drejtat televizive. Unë nuk jam i gatshëm të hipotekoj të drejtat e klubit për askënd. Ne kemi një institucion që është mbi të gjitha, edhe mbi lojtarin më të mirë në botë. Ne gjithmonë do t’i jemi mirënjohës atij “.

Në konferencën e tij, presidenti i klubit katalanas e pranon se është shumë i trishtuar e njëkohësisht vuri në dukje se dëshira e madhe e Messit ishte vetëm Barcelona teksa shtoi se nuk mund të krijojë iluzione e të premtojë se mund të ketë diçka që mund ta kthejë lojtarin në “Camp Nou’.

“Messi dëshironte të qëndronte, edhe ne gjithashtu dhe kështu bëmë të dyja palët duke u përpjekur të arrinim një akord por La Liga nuk u tregua fleksibël. Messi ka propozime të tjera nga disa klube, është lojtari më i mirë në botë dhe unë e falenderoj atë për gatishmërinë e treguar në negociata.

Ka ardhur momenti kur ju duhet të ngriheni në këmbë, duke lënë mënjanë emocionet dhe të mendohet me ftohtësinë e numrave. Leo meriton gjithçka, ai është një njeri që ka treguar vlerësimin e tij për Barçën dhe gatishmërinë e tij për të qëndruar.

Jam i trishtuar, por jam i bindur se kam bërë më të mirën për Barcelonën. Nuk dua të krijoj shpresa të rreme dhe iluzione, Messi ka oferta të tjera dhe kampionati nis së shpejti dhe janë disa afate që e bëjnë të pamundur. Messi e ka bërë gjithçka të lehtë në bisedimet tona, ai pranoi të firmoste një kontratë 5 vjeçare ku do të paguhej në 5 vite paga e dy viteve por La Liga nuk na lejoi teksa në disa vende të tjera funksionon kështu.

Për t’ju dhënë një ide se si është kufiri i pagës me të cilin mund të përballemi, ka të bëjë me rregullin 4 me 1. Për të pasur një buxhet me 25 milionë euro rroga duhet të lirojmë 100 mln Euro. Kemi shumë lojtarë dhe drejtuesit po punojnë për të ulur faturën e pagave dhe ka disa lojtarë me të cilët kemi arritur marrëveshje, por me të tjerët nuk është aq e lehtë. Largimi i Messit është një ditë trishtimi por nuk ndihem absolutisht fajtor pasi kemi bërë më të mirën dhe arritëm te akordi në kontratë e në fund nuk mund ta depozitonim”, deklaroi numri 1 i klubit katalanas në konferencën për shtyp. Siç kuptohet nga fjalët e tij, Messi ka oferta të tjera në tavolinë dhe shanset që situata të rikthehet në favor të Barcelonës janë pothuajse zero.