Një 56 vjeçar nga Roskoveci ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të të pazotë për tu mbrojtur.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale P.A. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Sipas i informacioneve i arrestuari është shtetasi Petrit Arapi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.