Një ngjarje horror është raportuar ditën e sotme në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi brenda një fuçie plastike. Sipas mediave greke, skeleti ishte në gjendje mumifikimi, ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018. Skeleti në fjalë, është gjetur në brigjet e lumit Platanianu në Rethimno, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur. Në artikullin grek thuhet se viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë. Brenda fuçisë u gjetën disa rripa të cilat dyshohet se 58-vjeçari i ka përdorur për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla.

Sipas ekspertëve kjo gjë tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten. Kjo metodë sipas mediave greke nuk është dëgjuar më parë.