Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një klub nate në Ancona të Italisë. Në sherr janë përfshirë disa persona me shtetësi të ndryshme: shqiptarë, kolumbianë, senegalezë dhe nigerianë.

Një i ri senegalez u plagos nga një goditje me thikë, i cili tani është shtruar në spitalin San Salvatore në Pesaro dhe po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Raportohet se gjatë arrestimit të të rinjve, janë plagosur edhe dy karabinierë pasi u sulmuan nga turma dhe u goditën me shishe.

Në total u arrestuan katër persona: një shqiptar, i akuzuar për tentativë vrasjeje, ndërsa një kolumbian, një sengalez dhe një shqiptar tjetër u arrestuan me akuzën për përleshje, plagosje të rënda dhe dëmtim të makinës së karabinierëve.

Mediat italiane raportojnë se dy karabinierët u plagsoën gjatë ndërhyrjes për të ndarë dy shqiptarët dhe nigerianët që po ziheshin me thika.