Gratë të cilat vendosin të bëhen nëna në një moshë të madhe, përballen me faktin se kjo mund të jetë e rrezikshme për to. Së fundmi, rastet që gratë zgjedhin të behën nëna, pas moshës 35 janë shtuar së tepërmi. Nuk ka një përgjigje konkrete bazuar në statistika, por mendohet që përgjigjet janë të shumta. Për dikë është karriera apo synimi për të qenë të kompletuara. Në krahasim me disa dekada më parë, shkalla e lindjeve për gratë në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç është rritur shumë që nga vitet 1970. Edhe shumë prej grave të njohura, janë bërë nëna mbi moshën 35-vjeç.

Shtatzënë në moshë të madhe, ja çfarë

Halle Berry solli në jetë fëmijën e parë 41 vjeç ndërsa të dytin 47. Po kështu Dukesha Meghan Markle, njoftoi shtatzëninë e saj të parë në moshën 37 vjeç dhe të dytën kur ishte 39 vjeçe.

Por studimet hedhin poshtë hipotezën se të jesh mbi moshën 35 vjeç ka rrezik për shëndetin. Një studim i veçantë në Cenenarian të Anglisë zbuloi se të kesh një fëmijë më vonë në jetë mund të të ndihmojë të jetosh më gjatë.

Shtatzënë në moshë të madhe, ja çfarë

Shkenca konfirmon se gratë mund të mbesin shtatzënë në një fazë të vonshme të jetës, madje mund të kenë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore.