Tentojnë të arratisen tre të burgosur në Tiranë. Në burgun 313 në Tiranë ka patur një revoltë, pasi tre persona kanë tentuar që të arratisen. Bëhet e ditur se të burgosurit kanë dhunuar gardianët e burgut tek IEVP 313, në mënyrë që të arratiseshin.

Por mësohet se ata janë ndaluar në kohë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje, ka mbërritur në vendngjarje tek 313.