Një lajm i bukur vjen për të gjithë adhuruesit e makinave Alfa Romeo.

Stellantis do të prodhojë Alfa Romeon tërësisht elektrike nga viti 2027, me DS dhe Lancia, pjesë e këtij grupi, të cilat do të bëhen vetëm elektrike në vitin 2024.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Stellantis, Carlos Tavares, i cili deklaroi se në grupin Stellantis aktualisht do të jenë këto tri marka tërësisht elektrike.

Marka Alfa Romeo do të synojë tre “kampe bazë”: Europë, Amerikën e Veriut dhe Kinë. Sidoqoftë, ajo është angazhuar për tregjet me drejtimin e djathtë.

Deri në vitin 2026, po synohet që kostoja totale e zotërimit të një EV-je të jetë e barabartë me atë të një makine me djegie të brendshme