Jorge Messi ka zbarkuar në Spanjë në aeroportin BCN dhe ka konfirmuar marrëveshjen e Leos me PSG-në. “Po, sot Messi do të firmosë me PSG”, është shprehur shkurtimisht babai dhe menaxheri i argjentinasit.

Gazetarët e La Sexta e kanë ngacmuar edhe më tej, duke e pyetur se kush e ka përgjegjësinë e largimit nga Barcelona.

Ai e ka lënë topin te katalansit. “Zbulojeni në klub”, ka shtuar Jorge, të cilin nuk e kanë lënë me kaq të shkojë.

I pyetur në fund nëse Leo ëshët i trishtuar për largimin, Jorge i është kthyer gazetarit me një pyetje retorike: “A nuk e keni parë atë?”.

Messi pritet që sot të firmosë me PSG-në një kontratë për 2 vite, nga e cila do të përfitojë 35 milion euro në sezon, plus bonuse të tjera.