Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelet e dy pacientëve të spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.
Një grua e cila është e shtruar në spital thotë se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën.

Ajo tregon se burri i saj që u vaksinua nuk u sëmur, kurse gruaja vetë përfundoi e sëmurë rëndë.

”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- tha pacientja.

Një tjetër pacient, nga shtrati i Infektivit i kërkon qytetarëve shqiptarë mos të hezitojnë, por të vaksinohen.
”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”- thotë pacienti.