Prestigjiozia britanike, “The Guardian” shkruan, se sipas nje studimi koeficenti i zgjuarsisë tek fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë është më e ulët se tek ata që kanë lindur përpara qarkullimit të virusit Covid-19.

Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës  dhe duke qenë se Covid-19  shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të baraspeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Me stimulim të kufizuar në shtëpi dhe më pak ndërveprim me botën e jashtme,  fëmijët e epokës pandemike duket se kanë arritur rezultate të ulëta në testet për të vlerësuar zhvillimin njohës (konjitiv),  sipas autorit kryesor të studimit Sean Deoni, profesor i asociuar i pediatrisë në Broën University.

Në dekadën para pandemisë, rezultati mesatar i IQ në testet për fëmijët e moshës nga tre muajsh deri në tre vjeç ishte rreth 100, por për fëmijët e lindur gjatë pandemisë numri është 78, raporton abcneës.al

IQ (intelligence quotient) – Koeficienti i inteligjencës është një rezultat total që rrjedh nga një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.

Sipas studiuesve, fëmijët nga shtresat më të ulëta socio-ekonomike patën rezultate më të këqija në teste. Arsyeja më e madhe pas rënies së pikëve ka të ngjarë të jetë mungesa e stimulimit dhe ndërveprimit në shtëpi, tha Deoni.

Duke pasur parasysh që këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara ekziston frika është se gjërat mund të jenë më negative në zonat më të varfra të vendit dhe botës, shtoi ai.

Terence Stephenson, një profesor për shëndetin e fëmijëve në University College London, u shpreh se hulumtimi ishte interesant, pasi ka shumë të dhëna dhe analiza për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve, por nuk është diskutuar asnjëherë për foshnjat.

Faktori kryesor që  ka ndikuar në këto rezultate tek foshnjat ka të ngjarë të jetë stresi që përjetuan prindërit. Ata u përballën me sfida si në punë ashtu edhe në kujdesin e fëmijëve me kohë të plotë.