Këto imazhe nga sot tregojnë se si Afganistani ka rënën nën kontrollin e talebanëve.

Militantët po vazhdojnë ofensivën e tyre të shpejtë, duke kapur më shumë territor dhe duke pushtuar qytetet kryesore. Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë dërguar trupa në kryeqytetin Kabul për të evakuuar shtetasit.

Në një deklaratë, NATO tha se janë të shqetësuar për situatën në Afganistan që vjen pas vendimit për të tërhequr trupat pas 20 vitesh.