Daniele De Rossi në intervistën e gjatë për “Sportweek”, shpjegon arsyet që e çuan atë të largohet nga stafi teknik i kombëtares axurre, tregon udhëtimin e madh në Kampionatin Europian të kësaj vere, projektet e tij të ardhshme si trajner, polemikat me anglezët që i konsideron të papërshtatshme, marrëdhëniet me Romën, parashikimet për kampionatin e ardhshëm. Në fragmentet që pasojnë po ju zbulojmë përvojën e tij me Covid-19, që i rrezikoi seriozisht jetën, dhe çfarë mendon për “No Vax”.

Covid-19 ju goditi edhe ju, në ekipin kombëtar…

E mora në Bullgari. U sëmura menjëherë, kisha ethe të larta, por e nënvlerësova situatën. Kisha lexuar se në moshën time, 37 vjeç, mund të kishit të paktën tri ditë ethe. Në vend të kësaj ishte një kreshendo e infeksionit. I kam jetuar të tria fazat e sëmundjes. E para, me keqtrajtim të vërtetë: kollë gjatë gjithë ditës dhe nauze. Fuqitë më shteruan.

E dyta, shoqëruar nga frika. Në spitalin “Spallanzani”, pasi më matën oksigjenin në gjak, të cilin e kisha 87, mjekët u shfytyruan. Nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari ata, sepse më shpëtuan. Isha nën maskën me oksigjen për katër ditë. Faza e tretë ishte ajo e pritjes. Sapo simptomat mbaruan, unë qëndrova pozitiv për 18 ditë, pa mundur të dilja jashtë.

Daniele De Rossi, positivo al Covid, si trova ricoverato in via precauzionale all'ospedale Spallanzani di Roma. A partire da quelli della moglie Sarah Felberbaum, numerosi i messaggi di sostegno sui social, anche da ex compagni e tifosi

Kur ishit në spital u filmuat gjithashtu me maskën e oksigjenit. Kjo video u bë publike…

Ia dërgova miqve të ngushtë për t’i siguruar si isha. Njëri prej tyre e xhiroi në një bisedë familjare dhe doli prej tij. Shpërndarja e asaj videoje ishte gjëja më e keqe e WhatsApp, duhej fshirë. Por edhe gazetat dhe faqet e internetit.

Ato nuk duhet ta publikojnë një material konfidencial pa vullnetin e personit në fjalë. Unë kurrë nuk do ta ndaj dhimbjen dhe sëmundshmërinë për ‘spektakël’. Kjo e dehumanizon shoqërinë.

Protesta “No Vax” (jo vaksinës anti-Covid) është e shfrenuar. Çfarë mendoni ju?

Unë jam i vaksinuar, kurrë nuk kam qenë kundër. Mund t’i kuptoj të moshuarit që kanë frikë nga reagimet, por jam krejt kundër demonstrimeve në shesh të atyre që flasin për komplote dhe mohojnë Covid-19. Këtë e konsideroj si një çmenduri të pastër.

Të kesh njerëz përreth që mendojnë kështu, më frikëson. Vaksina është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në një jetë normale. Detyrimet dhe imponimet më bëjnë gjithmonë të sëmurë, demokracia nuk mund të preket, por liria juaj për të zgjedhur nuk mund të ndikojë në shëndetin tim.