Policia britanike arrestoi disa muaj më parë një 20-vjeçar shqiptar në Coventry, i cili u kap për një shtëpi të mbushur me qindra rrënjë kanabisi në. Disa javë më parë, 20 vjeçari Eglison Delibashi doli para gjykatësit ku arsyetoi  se kishte qenë I detyruar për të punuar në atë shtëpi duke i shërbyer për muaj të tërë rrënjeve të kanabisit.

Sipas mediave britanike, fillimisht i riu mohoi të kishte lidhje me “shtëpinë e barit”, por pasi u përball me provat e policisë tha se kishte ishte kërcënuar për të bërë një shërbim të tillë dhe që të mos largohej nga shtëpia pa lejen e “punëdhënësit” që sipas tij quhej Spiro.

Ai tha se e kishte korrur dy herë kanabisin dhe kjo që u kap ishte hera e tretë. Në dy korrjet e para deklaroi se ishte paguar nga 4 000 paund secila, të cilat i kishte dërguar në Shqipëri me qëllim financimin e kurimit të së motrës që ishte sëmurë, raporton abcnews.al.

Pikërisht kjo deklaratë i hapi punë Eglison Delibashit, pasi sipas gjykatësit edhe pse kishte qenë i detyruar të punonte aty siç deklaroi, ai kishte patur një pritshmëri për punën që bëntë.

Pikërisht ky argument, dhe fakti se shtëpia i kishte të gjitha kushtet dhe investimi dukej mjaft i madh, bënë që gjykatësi ta dënonte shqiptarin jo me 6 muaj burg siç ndodh në këto raste, por me 8 muaj.

Vendimi u kundërshtua nga avokati i Eglison Delibashit, por gjykatësi nuk e mori parasysh duke risjellë në vëmëndje arsyetimin e mësipërm.