Bieta Sulo krijoi një nismë në Instagram pas raportit të OKB-së mbi ndryshimet e klimës. Ajo ftonte ndjekësit të postonin foto me gjelbërim duke krijuar një mjedis virtual të gjelbër në këtë rrjet social. Moderatorja Xhemi Shehu ishte ndër të parat që e mbështeti nismën duke postuar foto në një mjedis të gjelbër bashkë me familjen e saj.

Por qëndrimet nuk kanë qenë të njëjta. Gazetarja Balina Bodinaku nuk e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë sfidë. Përmes një postimi në Instagram, ajo e quante idenë e gjelbërimit virtual diçka më tepër të frikshme, se me vlerë.

Nuk e mbështeti nismën e saj në Instagram, Bieta Sulo reagon ndaj

“Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte. Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Balina në reagimin e saj.

Por Bieta do ta vazhdojë këtë nismë. Ajo ka ripostuar statusin dhe shprehet se nisma do të vazhdojë për të gjithë ata njerëz që nuk e quajnë si “gjënë më idiote” dhe që “nuk mendojnë të fikin zjarret me një kovë ujë’.

Nuk e mbështeti nismën e saj në Instagram, Bieta Sulo reagon ndaj
“Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, – ka reaguar Bieta nga ana e saj.