Gjatë lamtumirës së tij nga Barcelona, gruaja Antonela Roccuzzo i dha Lionel Messit një shami për të fshirë lotët, duke e parë atë tepër të emocionuar. Tani, ajo pecetë është bërë tejet “virale”, madje ka arritur në “Mercado Libre”, ku shitet me një çmim të tepruar.

Ndarja pas shumë vitesh e Messit nga Barcelona, ​​pa dyshim prodhoi momente tepër emocionale për të pranishmit dhe spektatorët që ndoqën konferencën e tij drejtpërdrejt.

Leo limpiándose la nariz en su despedida del Barcelona. EFE/Andreu Dalmau

Sidoqoftë, më goditës ishte veprimi i Antonela Roccuzzo. Gruaja e yllit argjentinas u prek shumë kur e pa burrin e saj të dilte në skenë dhe nuk hezitoi t’i jepte një pecetë të bardhë që të fshinte lotët, të cilët nuk i përmbajti dot.

Ajo ishte ulur në rreshtin e parë me tre fëmijët e saj. Mes të qarave të Messit zemërthyer në fillim të konferencës për shtyp, ajo u ngrit nga vendi dhe i dha një shami. Lotët e tij i prekën të gjithë të pranishmit, që po ashtu panë t’iu njomeshin sytë.

Dhe tani çmenduria me atë pecetë që fshinë lotët e Messit ka ndodhur në “Mercado Libre”, ku shitet për çmimin stratosferik 1 milion dollarë.