Një tjetër rekord infektimesh u shënua ditën e sotme në vend, pas disa muajsh me pak raste. Nga 5,252 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 410 qytetarë: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Ndërkohë sot janë shënuar edhe 2 viktima nga virusi. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 910

Shkodër 343

Fier 252

Vlorë 230

Elbasan 168

Lezhë 139

Durrës 131

Berat 75

Gjirokastër 73

Korçë 54

Kukës 48