Gërmimet arkeologjike që po kryhen në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit kanë çuar në gjetjen e disa objekteve që datojnë shekujt e mesjetës, raporton noa.al.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër thanë sot se kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.

Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.

Duke folur për këto zbulime të reja që shikoni në galeri, në varrezën mesjetare të Përmetit, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se specialistët aktualisht po kryejnë dokumentimin e objekteve të dala në dritë, që prej studimeve paraprake datojnë nga shek. XIII-XI.