Quhet Astrit, është nga Shqipëria, është 70 vjeç dhe jeton në Greqi 30 vitet e fundit.

Ai është trimi që u pa në TV duke shuar zjarrin me vetëmohim dhe duke u përpjekur të shpëtojë shtëpitë e fqinjëve të tij.

Kur erdhi në Greqi, ai njihej me emrin Apostolis, siç kanë bërë me mijëra emigrantë shqiptarë.

Pamjet janë prekëse. Astriti rrëmben gjithfarë gjente dhe përpiqej të shuante flakët që po përpinin shtëpinë e fqinjit të tij.

Kur u pyet pse e bëri këtë akt që i rrezikoi jetën, ai tha: “Greqia prej 30 vjetësh është atdheu im. Doja të kontribuoja i nxitur nga një detyrim për këtë vend që më ka mirëpritur dhe jetoj prej kaq shumë vitesh”.

Astriti na mësoi kështu se çfarë është solidariteti. Ai pikturoi botën që duam dhe duhet të duam të gjithë, kundër çdo sindromi ksenofobik.